Oferta Speciale

TVALB Oferta e Black Friday - 40% ULJE

Ditë

0

Orë

0

Minuta

0

Sekonda

0

Oferta Speciale

PYETJET MË TË SHPESHTA

Në qoftë se nuk gjeni përgjigje për pyetjet e juaja, ju lutem na kontaktoni.

Abonimi dhe Testimi i Shërbimeve

Ju mund të abonoheni në tre mënyra.

  • Online duke klikuar këtu
  • Telefono shërbimin për klientë - (877) 448-8252
  • Vizito dyqanin tonë në këtë adresë: 2318 Arthur Ave, Bronx, NY 10458

Udhëzimet për t’u abonuar online:

  1. Hape faqen www.TVALB.com
  2. Kliko në Porosit
  3. Zgjedh midis planeve Basic dhe Premium që përfshijnë deri në tre pajisje në të njëjtën kohë, ose Pako Telefon, që të mund të shikoni vetëm në telefonin tuaj të mençur.
  4. Zgjidh pakon mujore që dëshironi.
  5. Jep informatat e nevojshme për pagesë, dhe konfirmo porosinë.
  6. Pasi të konfirmoni pagesën, ju do pranoni të dhënat e nevojshme për qasje në shërbimet tona nëpërmjet pajisjes tuaj.

Për t'u bërë abonent i TVALB nevojiten më pak se 5 minuta! Është e nevojshme të keni një pajisje që ka qasje në internet, siç është 
Smart TVSmartphoneLaptopPCTablet, apo në njëren nga këto pajisje
Sapo ta keni një nga pajisjet e lartpërmendura, kilikoni këtu dhe shijoni të gjitha kanalet shqip dhe sport.

Për të përfituar nga mundësia jonë për të testuar shërbimet falas, ndiqni këta hapa:

  1. Kliko këtu
  2. Plotësoni formularin që hapet me të dhënat e juaja, përfshirë emrin, email-in, numrin e telefonit,dhe shtetin në të cilin jetoni dhe pajisjen.
  3. Pas pak minutave ju do pranoni një email nga TVALB me të dhënat e nevojshme për qasje në shërbimet e TVALB.

Mënyrat e Pagesës

Ne pranojmë Credit Cards, Checks, dhe Money Orders.

Abonimi dhe Llogaria

Data e skadimit të abonimit mund të gjendet në seksionin “Settings.” Gjithashtu, tri ditë (3) para skadimit të abonimit, do të merrni një mesazh informues për skadimin e abonimit.

Mund ta bëni këtë në dy mënyra, duke na telefonuar neve në 1-877-448-8252, ose online:

  • Hape www.TVALB.com
  • Kliko në Riabonim
  • Shto Emrin e përdoruesit apo Email.
  • Shto Fjalëkalimin.
  • Pasi që të verifikosh identitetin, mund të zgjedhësh periudhën e abonimit.
  • Shto të dhënat e pagesës.
  • Konfirmo porosinë, dhe gjithçka është gati.

Klikoni te opsioni “Settings,” pastaj te “Account,” dhe nën “Account ID” do të ju shfaqet numri i llogarisë tuaj.

Përdorimi i Pajisjeve

TVALB mund ta shikoni deri në tre pajisje në të njejten kohë. Më poshtë gjeni listën e të gjitha pajisjeve nëpërmjet të cilave mund të përdorni shërbimet tona:

TVALB ofron cilësinë më të mirë të disponueshme.
Shpejtësia e rekomanduar nga ne është:
Për pajisje shtëpiake (TV, STB, SmartTV) – ju duhet të keni një linjë interneti minimumi 5.0 Mgbs.
Për pajisje mobile (Telefon dhe tablet) – ju duhet të keni një linjë interneti minimumi 3.0 Mgbs.

Ne ofrojmë mundësi si wireless ashtu edhe me kabllo. Ju mund të zgjidhni nëse preferoni ta përdorni me wireless apo me kabllo, pasi cilësia është e shkëlqyer në të dyja rastet.

Me TVALB, ju keni mundësinë të zgjidhni Box (dekoderin) që ju dërgojmë me postë, ose të lidheni përmes aplikacioneve tona. Instalimi fizik nuk është i nevojshëm. Ju mund të filloni të shikoni kanalet e preferuara brenda disa minutash pas pranimit të paketës ose të dhënave për aplikacionin tuaj.

Kanale dhe Përmbajtje

TVALB ka të gjitha kanalet shqip dhe të gjitha janë të përfshira në një çmim. Nuk ka tarifa shtesë për më shumë kanale! Për listën e kanaleve në TVALB, ju lutem klikoni këtu.

Në abonimin me pakon Premium, ju do të gjeni të gjitha kanalet e sportit duke përfshirë të gjitha ligat kryesore Europiane të futbollit

TVALB ka të drejta ekskluzive për të transmetuar Big Brother VIP Kosova për Amerikë dhe Kanada. Shiko Big Brother VIP Kosova Live në TVALB.

TVALB ka të drejta për të transmetuar Big Brother VIP Albania për diasporën në Amerikë dhe Kanada. Ju mund të shikoni Big Brother VIP Albania live në celularin tuaj, televizor ose kompjuter përmes aplikacionit TVALB.

Ne ofrojmë akses për çdo stacion radioje në gjuhën shqipe nën opsionin “Radio” në platformë.

Funksione dhe Karakteristika

VOD apo Video Me Kërkesë, është një shërbim që ju lejon të shikoni filma dhe shfaqje të disponueshme në seksionin tonë të “VOD,” të cilat janë falas për t'u parë në çdo kohë.

TVALB ka një opsion të shkëlqyer nëpërmjet të cilit në mënyrë automatike incizohen kanalet kryesore për 7 ditë rresht për 24 orë. TVALB incizon të gjithë përmbajtën e kanalit për 7 ditë dhe për 24 orë pareshtur, për tu siguruar që në rast se ju keni harruar të incizoni shfaqjen tuaj të parapëlqyer, ta gjeni në katalogun tonë automatik të incizimit, duke e kërkuar atë me emër dhe orë, dhe ta luani kur të dëshironi.

EPG ose “udhëzuesi elektronik i programeve” u mundëson që të shikoni se çfarë shfaqje është duke luajtur në kohë reale. Është një udhëzues digjital me të cilin mund të shikoni edhe skemën programore në prospektivë në mënyrë që të mos e humbisni asnjë shfaqje.

Platforma jonë përfshinë një sistem të veçantë njoftimesh që dërgon mesazhe në TV, Tablet, Mobile për të informuar mbi përditësimet e fundit dhe për kanalet e reja që do të shtohen

Dekoderi dhe Aksesorët

Sapo të pranojmë porosinë tuaj, brenda 24 orëve ne dërgojmë dekoderin nga depo e TVALB. Mandej që të arrijë në adresën tuaj, duhen dy deri në pesë (2-5) ditë pune, varësisht nga vendndodhja juaj.

Kodi identifikues (ID) i pajisjes tuaj mund të gjendet në seksionin “Settings”, pastaj zgjidhni “Device info.” Pasi të ndiqni këta dy hapa, do të shfaqet një tabelë ku do të mund të shihni kodin identifikues të pajisjes tuaj.

Nuk është e nevojshme. Të gjitha elementet shoqëruese, përfshirë kabllon HDMI, telekomandën me bateri, dhe kabllon kryesore, ndodhen në pakon e dekoderit.

Jo, WiFi është falas, dhe e përfshirë në Box(dekoder).

Zgjidhja e Problemeve

Ju do të merrni një email me një pin-kod për të zhbllokuar kanalet e bllokuara. Nëse e keni humbur këtë pin-kod, mund të na kontaktoni përmes “live chat” në faqen tonë të internetit, na telefononi, ose na dërgoni një email, dhe ne do t’ju dërgojmë pin-kodin.

Kjo është një mundësi e lehtë dhe shpërblyese për ju! Për çdo mik që rekomandoni, ju fitoni një muaj abonim falas në platformë. Për të rekomanduar një mik, thjesht duhet ti thoni atij/asaj që të na telefonojë për të bërë porosinë. Gjatë porosisë, këshilloni mikun/miken që të përmendë emrin tuaj të plotë dhe numrin e telefonit, në mënyrë që ne të mund të shtojmë muajin shtesë falas në llogarinë tuaj.

Ngecjet dhe gabimet ndodhin. Nëse kjo ju ndodh, ju lutemi na telefononi, dhe agjentët tanë do të zgjidhin problemin tuaj me profesionalizëm.

Kjo rregullohet me lehtësi. Me gjasë nënkupton që kablloja HDMI nuk është kyçur siç duhet. Ju lutem sigurohuni që kablloja HDMI është e kyçur në STB Box-in tuaj, ashtu edhe në TV. Në qoftë se kablloja HDMI është e kyçur në hyrjen HDMI 2, siguroheni që ta zgjidhni opsionin HDMI 2 në TV-në tuaj.